Maqedoni

Mariçiç: Politika të qëndrojë larg gjyqësorit

25.09.2020 11:09

Propozimi i VMRO-DPMNE-së, që Prokurorin Publik ta zgjedhë opozita...

Propozimi i VMRO-DPMNE-së, që Prokurorin Publik ta zgjedhë opozita, hasi në kundështimin e Ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiç.
 
Politika duhet të qëndrojë larg gjyqësorit thotë Mariçis dhe përkujtoi sot se zgjedhja e prokurorit publik përcaktohet me Kushtetutë dhe për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes, duhet të ndryshohet Kushtetuta. 
 
Ai pranoi se kjo është një ide e vjetër e qeverisë aktuale,  nga e cila opozita aktuale ka hequr dorë gjatë krijimit të ligjit të ri për Prokurorin Publik. 
 
Mariçiç gjithashtu vuri në dukje, siç tha , përvojën negative me PSP-në, e cila u kritikua nga opozita. I bëri thirrje opozitës që të përfshihet në mënyrë aktive në projektligjet e reja dhe luftën kundër korrupsionit.