Maqedoni
Rasti “Monstra”, dëshmon pjestari i njësitit ALFA
25.09.2020 11:15
Sot në Gjykatën Penale Shkup do të japin dëshminë e tyre dëshmitarët..

Sot në Gjykatën Penale Shkup do të japin dëshminë e tyre dëshmitarët e fundit të propozuar nga mbrojtja në rastin “Monstra”.
Sipas njoftimeve nga seanca e mëparshme, sot duhet të dëshmojnë tre dëshmitarë, njëri prej të cilëve është anëtar i njësisë policore Alfa. Me përfundimin e kësaj faze vijon periudha përgatitore për fjalët përmbyllëse.
Përsëritjen e lëndës gjyqësore për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës në prill të vitit 2012, e drejtojnë gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani. Aktaktakuza përfaqësohet nga prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
