Maqedoni
Holshtajn: Çështjet bilateral zgjidhen në mënyrë bilaterale
25.09.2020 11:31
Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian...

Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me të cilën shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim, është qëllim dhe pritje e Berlinit zyrtar, por edhe të autoriteteve në vend, deri në fund të vitit gjatë kryesimit gjerman.
Ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn, vendi i të cilës është kryesues aktual me BE-në, megjithatë, dje e përsëriti qëndrimin e Berlinit se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në nivel bilateral .
“Unë disa herë në këtë temë kam deklaruar se qëndrimi i Gjermanisë është që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Zgjerimi i BE-së mendoj se është edhe në interes të madh të Bullgarisë dhe për atë jam e mendimit se me siguri do të gjendet zgjidhje”, thotë Holshtajn për MIA-n.
