Maqedoni
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, për vizitë zyrtare në RMV
25.09.2020 10:11
Presidenti slloven Borut Pahor sot dhe nesër do të qëndrojë...

Presidenti slloven Borut Pahor sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Pahor, gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do të mbajë fjalim para deputetëve.
Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në stërvitjen e forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut , në Kampin e stërvitjes ujore në Ohër.
