Maqedoni
Bushi: Prioritet avancimi I shqiptarëve në pozitat e “paprekshme” në MPB
25.09.2020 11:46
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në prononcimin e tij të parë për media...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në prononcimin e tij të parë për media ka deklaruar se gjatë mandatit 4 vjeçar, do të përkushtohet për avancimin e shqiptarëve në pozitat të cilat deri tani ishin të paprekshme për shqiptarët.
Sipas tij, në MPB duhet sa më shpejtë gjetur formulimet e duhura juridike në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili do të mundëson zbatimin e gjuhës shqipe si kategori Kushtetuese dhe e drejtë themelore e çdo qytetari dhe nëpunësi policor.
Bushi ka theksuar se policia deri tani ka bërë hapa të guximshëm sa i përket reformave në organet policore dhe shërbimet e policisë.
Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, njeriu i dytë i policisë ka deklaruar se do të zbatojë parimin “Zero tolerance”.
