Maqedoni

647 gjoba në 24 orë për mosmbajtje të maskave, Qeveria do të rrisë dënimet

25.09.2020 12:04

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 647 kundërvajtje...

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 647 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Mbi këtë bazë, që nga fillimi i javës, janë vendosur më shumë se 2.500 gjoba, ose rreth një gjobë për 1000 banorë.
 
Qeveria po shqyrton mundësinë që t’i rrisë dënimet për mosmbajtje të maskave për mbrojtje nga virusi korona.
 
“Bëjmë gjithçka që duhet të bëhet në këtë moment për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë masat, gjegjësisht të cilët së pari nuk respektohen vetvetiu dhe nuk i respektojnë familjet e tyre me atë që nuk mbrohen dhe ekspozohen në rrezik të përfshihen me infeksionin. Duhet të mbajnë ndonjë përgjegjësi. Dhe kjo do të ndodh më tutje edhe në objektet hotelerike dhe në tubime etj, gjithnjë e më shumë , me qëllim që të ndikohet te ato të cilët nuk i respektojnë masat dhe me atë direkt i rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Gjobat  paguhen edhe tani, por ajo do të jetë shumë më e lehtë prejse të bëhen harmonizime të ligjeve të nevojshme me Ligjin për shkelje, që janë dorëzuar në Kuvend prej para shpërbërjes për shkak të zgjedhjeve. Spasovski pret së shpejti të vihen në rend dite dhe Kuvendi t’i votojë.
 
Për mosmbajtje të maskës vlera e dënimit është 1200 denarë dhe nëse paguhet brenda një jave, kjo vlerë përgjysmohet, përkatësisht shkon në 600 denarë.