Maqedoni
Zaev - Timonie: Maqedonia e Veriut ka kapacitete, e rëndësishme të ruhet kursi drejt rrugës euroatlantike
25.09.2020 12:22
Кryeministri Zoran Zaev, u takua me Kristian Timonie, ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë...

Кryeministri Zoran Zaev, u takua me Kristian Timonie, ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, i cili përfundon mandati e tij. Franca sheh kapacitete në Maqedoninë e Veriut për integrime evropiane. Me këtë rast u shpreh mbështetja e vendit tonë që të ruajë kursin drejt rrugës euroatlantike.
“Treguam që kemi kapacitete të sjellim vendime me të cilat shteti shkon përpara. U bëmë anëtare e NATO-s, morëm vendim për fillimin e negociatave me BE-në dhe e presim mbledhjen ndërqeveritare për fillimin e negociatave, e përforcuam kohezionin ndëretnik në vend, i zhvilluam edhe më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore, që e dëshmoi vizita në Athinë, ku biseduam për ekonominë dhe bashkëpunimin e bizneseve. Tani jemi të përkushtuar fuqimisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, që janë të nevojshme në integrimet euroatlantike, por edhe për qytetarët tanë të cilët presin t’i sigurojmë standardet evropiane në vend”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u shpreh pëlqim i përbashkët që konstruktiviteti nga ana të gjitha subjekteve politike është faktor i rëndësishëm ë zhvillimin e vendit.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë që janë para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës në zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, shëndetësi, energji dhe energjinë e gjelbër, digjitalizimin etj dhe është konstatuar se ka kushte për intensifikimin e bashkëpunimit, thuhet ndër të tjera në komunikatën e pres qendrës së Qeverisë.
