Maqedoni

Në panairin e Shkupit prej nesër "Agrofud 2014"

04.11.2014 14:30

Kompanitë nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe për herë të parë nga Holanda prej nesër deri të shtunën do të prezantohen në manifestimin më të vjetër të panairit "Agrofud 2014"...

Në panairin e 64-të "Agrofud" do të prezantohen arritjet më të reja në fushën e bujqësisë  siç janë makinat e reja në agromekanizmin bujqësor, llojet e ndryshme të mbeturinave artificiale, makinat në industrinë për paketim dhe ambalazhim të ushqimit dhe pijeve, si dhe risitë në industrinë e konservuar, ushqimin organik, hortikultura...
 
Për herë të parë këtë vit në hapësirë ekspozuese prej 100 metra katror do të prezantohen kompanitë holandeze me linja për klasifikim të pemëve dhe perimeve, prodhimin e pishave, pajisjeve dhe instalim për përpunim të drithërave, zgjidhje për ushqimin e bagëtisë, mbeturinave, mbrojtjen për të mbjellat dhe mënyrat e ambalazhimit të luleve në hortikulturë dhe bujqësi.
 
Tradicionalisht si pjesë e programit ekspozues edhe këtë vit janë Federata e Fermerëve të Maqedonisë dhe Shoqata e Bujqve. Hapësirë ekspozuese do të ketë edhe komuna e Gazi Babës në të cilën do të prezantohen disa kompani, ndërsa do të promovohen edhe aktivitete të komunës.
 
 Në suaza të manifestimit në qendrën e kongresit në panairin e Shkupit do të mbahen edhe tribuna të menaxhimit të fermës përmes teknologjive informatike-komunikuese, të perspektivave të industrisë ushqimore dhe adaptimit të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike.
 
Panairin, ashtu siç është paralajmëruar, nesër do ta hapë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihaill Cvetkov dhe zëvendësambasadori i Holandës, Piter Verhejn.
 
Pritet panairin ta vizitojnë rreth 15 mijë vizitorë të cilët do të kenë mundësi të fillojnë ose ta vazhdojnë bashkëpunimin me kompanitë nga rajoni.
 
Panairi do të hapet prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa hyrja është falas.