Maqedoni
Grubi- Nygard: Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë, atraktive për kompanitë norvegjeze
25.09.2020 15:12
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me drejtorin...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, Hans Kristian Nygard.
Grubi njoftoi Nygardin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e jonë.
Nygard informoi Grubin se do të angazhohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij rajoni.
Zëvendës kryeministri Grubi iu falënderua Nygardit për bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez dhe për përkrahjen që vendi merr nga Mbretëria Norvegjeze në realizimin e suksesshëm të reformave dhe ndihmës në fushën e biznesit dhe ekonomisë, thuhet në njoftim.
