Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Nuk ka më anulime, mbahet në prill 2021

25.09.2020 16:04

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se nuk do të ketë anulim të sërishëm...

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se nuk do të ketë anulim të sërishëm të regjistrimit të popullsisë dhe se i njëjti do të zbatohet në fund të vitit 2021. 
 
“Regjistrimi do të zbatohet në vitin 2021! Pikë! E anuluam në vitin 2020 për vitin e ardhshëm me kërkesë të opozitës qysh para se të paraqitet virusi COVID-19. Ne si shtet zbatuam aktivitete në terren që janë më komplekse dhe më të komplikuara, siç janë zgjedhjet, ndërsa regjistrimin mund ta zbatojmë në prill.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Regjistrimi është paraparë në buxhetin për vitin e ardhshëm, sipas standardeve të Eurostad. Enti Shtetëror për Statistika për zbatimin e regjistrimit të popullsisë do të furnizohet me 5.650 laptopë për të cilët është paralajmëruar se do të shpenzohen 3.2 milionë euro.
 
GAZMEND REXHEPI