Maqedoni
Andonovski: 10 – 15 fëmijë vijnë me shenja të Covid-19
25.09.2020 16:10
Në Spitalin për fëmijë “Kozle” çdo ditë paraqiten 10 deri në 15 fëmijë me simptoma të virusit Korona...

Në Spitalin për fëmijë “Kozle” çdo ditë paraqiten 10 deri në 15 fëmijë me simptoma të virusit Korona, por vetëm tek 1 apo 2 fëmijë konstatohet prania e Sar-Cov2. Për momentin në këtë spital janë të shtruar 6 fëmijë pozitivë ndaj Covid-19. Mjekët thonë se prindërit para se t’i sjellin fëmijët në spital, duhet të dinë të dallojnë simptomat e të konsultohen me mjekët amë.
“Tek virusi Korona temperatura tek fëmijët është me e ulët për dallim nga gripi sezonal. Gjithashtu edhe kollitja e thatë mund të paraqitet tek të vegjlit edhe gjatë gripit sezonal, por gripi nuk manifestohet me diarre, kjo është shenjë për Covid-19.”,- tha drejtori i Spitalit “Kozle”, Angelço Andonovski.
Fillon viti shkollor, ne jemi të përgatitur
Me fillimin e vitit shkollor, edhe spitali në “Kozle” po bëhet gati për shtim eventual të fëmijëve të sëmurë. Nga atje apelojnë për kujdes maksimal paraprak.
“Shpresojmë që mos të vijë deri tek miksimi i gripit sezonal me Covid-19 dhe mos të vijë deri tek diçka krejtësisht e panjohur.”,- tha drejtori i Spitalit “Kozle”, Angelço Andonovski.
Nga 17 mijë të infektuar deri më tani me Covid-19, vetëm prej tyre 500 kanë qenë fëmijë dhe të rinj. Në spitalin “Kozle”, 60 fëmijë janë shëruar nga Covid-19.
REJHANE BUSHI METAJ
