Maqedoni

Borut Pahor: Sllovenia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE

25.09.2020 16:52

Sllovenia fuqishëm mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.....

Sllovenia fuqishëm mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u tha presidenti slloven, Borut Pahor, deputetëve gjatë fjalimit në Kuvendin republikan. Ai tha se sikur asnjë vend tjetër, Maqedonia e Veriut ka flijuar kaq energji politike për plotësimin e kushteve, që para se të fillojnë negociatat.
 
“Sllovenia përkrah zgjerimin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Konsideroj se kjo tanimë është bërë çështje gjeopolitike e radhës së parë. Nga aspekti i kapacitetit të absorbimit për çka diskutuam në Bruksel, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është me rëndësi të pashmangshme. Edhe në aspekt të rrumbullakimit territorial mjaft mirë është e dukshme natyrshëm se bën pjesë në BE.”,- deklaroi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
 
Sllovenia i kupton të gjitha hezitimet që në aspekt të zgjerimit dominojnë në Bruksel, por është e mendimit se vendimi më i gabuar për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor do të ishte prolongimi i zgjerimit për çështje të tjera. Sipas tij, nëse nuk do të ketë fare apo do të ketë vonim të zgjerimit, në rajon sërish do të lëshojë rrënjë teza që shpërbërja e ish-Jugosllavisë se në fakt ende nuk ka përfunduar dhe në vend të kufijve ekzistues të valorizohen kufijtë etnikë. Pahor zhvilloi takime edhe me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, dhe kryeministrin, Zoran Zaev.
 
NAIM RAMADANI