Kulturë

Dibër, ngre siparin festivali i Teatrit Shqiptar

25.09.2020 17:20

Me shfaqen "Nuk shikoj, nuk dëgjoj, nuk flas", që u ngjit në skenë nga aktorët e produksionit teatror D.V.Sh.....

Me shfaqen "Nuk shikoj, nuk dëgjoj, nuk flas", që u ngjit në skenë nga aktorët e produksionit teatror D.V.Sh. -Tiranë, nisi edhe zyrtarisht edicioni i 19 i festivalit të teatrit shqiptar që tradicionalisht mbahet në Dibër. Si çdo festival tjetër sivjet, edhe ai në Dibër mbahet në kushte pandemie, me publik të reduktuar. 
 
“Komuna e Dibrës gjithmonë ka gjetur mënyra dhe mundësi që të mbështesë të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive, edhe këtë vit  festivalit i kemi dhënë përkrahje materiale e financiare.”,- deklaroi kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
 
Shfaqja e parë shkoi shumë mirë edhe përkundër problemeve me energjinë elektrike. Aktorëve u bënë dritë telefonat celularë të spektatorëve. Në natën e dytë në program janë shfaqet “Trenat dhe Ashensori për Kuzhinë” nga Teatri nga Prishtina dhe ai i Shkupit.
 
ATLI DEMA