Maqedoni
Pakoja e katër e masave, Zaev: Të dielën shpalosim përmbajtjen
25.09.2020 17:22
Masat nga pakoja e katërt anti-Kovid do të bëhen të ditura të dielën...

Masat nga pakoja e katërt anti-Kovid do të bëhen të ditura të dielën. Një ditë më parë do të vendoset përfundimisht se kush dhe sa do të përfitojë ndihmë nga ana e shtetit. Masat parashihet t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe kompanive deri në fund të vitit e për ndihmë eventuale shtesë do të vendoset pas vitit të ri, në varësi të situatës, thotë kryeministri Zaev.
“Qëllimi është që pakoja minimale të jetë pagë minimale. Deri në 30 për qind të drejtë aplikimi. Ashtu siç rritet goditja e sektorit apo kompanisë ashtu do të rritet edhe komplet pjesa e ndihmës dhe të vijë në bruto pagë minimale për ata që janë nën 80%. Dhe kjo është më e targetuar si masë sepse nuk vuajnë të gjithë njësoj nga kriza.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Punësimet sipas çelësit etnik, Zaev: Barabarësia, pjesë e programit qeveritar
Sa i përket subvencionimit të punësimeve në baza etnike, Zaev theksoi se barabarësia është e përcaktuar qartë në faqen 39 në programin qeveritar, në pjesën ku bëhet fjalë për zhvillimin e barabartë rajonal.
“Qytetarët janë të barabartë dhe barabarësia patjetër duhet përfaqësuar. Nuk mund të themi se jemi të barabartë nëse rajoni i Kumanovës ka më shumë të papunë, pastaj rajoni i Shkupit e kështu me radhë. Ajo do të thotë përkushtim i orientuar në rajonet ku ka më shumë të papunë.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Këto komente Zaev i bëri teksa ishte në inspektimin e punimeve në rikonstrumin e rrugës Butel – Luboten, i pari rikonstruim pas 28 vitesh.
ZEKIRJA MEXHITI
