Botë
UNHCR: 10 milionë njerëz pa pasaportë
04.11.2014 15:23
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, ka filluar një fushatë për t’i bindur qeveritë në gjithë botën që brenda 10 vitesh të mos ketë njerëz pa shtetësi...

UNHCR njofton se afro 10 milionë njerëz nuk kanë shtetësi e as pasaportë. Veçanërisht u bëhet thirrje vendeve që aktualisht refuzojnë t’u japin shtetësi minoriteteve etnike, që ta ndalin këtë praktikë.
Komisionari i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “mungesa e shtetësisë bën që njerëzit të ndjehen sikur vetë ekzistenca e tyre paraqet krim”.
