Maqedoni

Rrahu pa arsye qytetarin, padi për policin, masa ndaj kolegut që nuk ndërhyri

25.09.2020 17:31

Padi penale për policin i cili rrahu në mënyrë brutale një qytetar në Manastir....

Padi penale për policin i cili rrahu në mënyrë brutale një qytetar në Manastir. Ministria e Brendshme bazon padinë penale ndaj policit P. G. në përdorimin e pabazuar të forcës fizike ndaj qytetarit N. J. Kundër policit P. G. dhe ndaj policit N. G. i cili nuk ndërmori asgjë për të ndaluar shfrenimin e pakontrolluar të kolegut ndaj një qytetari, do të ketë edhe përgjegjësi disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës.
 
Video që u publikua dje në rrjetet sociale, shkaktoi reagime të shumta jo vetëm të qytetarëve por edhe të autoriteteve. Në të shihet qartë teksa polici rreh një person të etnitetit rom. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës së kaluar dhe u parapri nga një aksident automobilistik. Për nesër në Manastir janë paralajmëruar protesta kundër brutalitetit policor.