Maqedoni

Gjendja me Covid-19 në vend: 9 viktima, 143 raste të reja e 110 të shëruar

25.09.2020 17:36

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nga Kovid-19 e humbën jetën 9 persona dhe u regjistruan 143 raste të reja.....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nga Kovid-19 e humbën jetën 9 persona dhe u regjistruan 143 raste të reja. Viktimat janë një 48 vjeçar nga Ohri, një 64 vjeçar nga Gostivari, dy 67 vjeçar nga Strumica, një 68 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Kumanova, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Tetova dhe një 70 vjeçar nga Vinica.
 
Gjithashtu nga 1504 teste të kryera, pozitiv kanë rezultuar 143 persona dhe atë në: në Shkup 43, Kumanovë 16, Koçan 15, Strumicë 11, në qytetet e tjera ka më pak se 10 të infektuar. Numri i pacientëve të shëruar edhe në këto 24 orë është më i ulët se ai i të infektuarve të rinj. 110 qytetarë fituan betejën me Covid-19, numri më i madh i të cilëve janë nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 17.343, numri i pacientëve të shëruar është 14.422, numri i atyre që humbën jetën është 721. Aktualisht në vend ka 2200 raste aktive.
 
LEUNORA KALIQI