Maqedoni

Funksioni politik i Kovaçkit, Pendarovski: Është situatë pa presedan

25.09.2020 17:41

Presidenti, Stevo Pendarovski, mbështet kërkesën e ministres Shekerinska për ndryshime në Ligjin për Shërbim në Armatë....

Presidenti, Stevo Pendarovski, mbështet kërkesën e ministres Shekerinska për ndryshime në Ligjin për Shërbim në Armatë me të cilat personave të lartë ushtarak, do t’u pamundësohet të jenë anëtarë të partive politike. Nuk ekziston asnjë armatë në botë në të cilën një  ushtarak i rangut të lartë, një  kolonel, diskuton për politikë në media me ministrin aktual të mbrojtjes. Një gjë e tillë ul kredibilitetin e Armatës dhe besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit, thotë Pendarovski që e cilëson këtë situatë pa presedan.
 
“Kjo është situatë pa presedan e cila sa më shpejtë duhet të tejkalohet. E turpshme është për njerëzit që e bëjnë, por është edhe shkatërruese për imazhin e institucioneve. Nëse ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për shërbim në Armatë janë në këtë drejtim, mbështes çfarëdo lloj  ndryshim normativ të nevojshëm që do ta parandalojë atë. Nëse jeni kandidat në zgjedhje, gjatë fushatës liroheni  nga detyrat e armatës dhe në atë periudhë jeni politikanë dhe kandidatë për funksion politik. Dilni jashtë institucionit, hyni në politikë, organizohuni në mënyrë të pavarur ose  në parti politike dhe mund të komentoni nesër në mëngjes. Kur jeni brenda në strukturën e Armatës, veçanërisht në një sektor të tillë të ndjeshëm siç është Armata, policia, atëherë kjo është situatë pa presedan.”,- theksoi presidenti, Stevo Pendarovski.