Maqedoni
Në gjendje të rëndë polici që u rrah nga druprerësit e jashtëligjshëm në Veles
25.09.2020 17:55
Në gjendje të rëndë njëri nga 5 policët që ditë më parë u rrah britalisht nga druprerësit e paligjshëm në Veles....

Në gjendje të rëndë njëri nga 5 policët që ditë më parë u rrah britalisht nga druprerësit e paligjshëm në Veles. Edhe 4 kolegët e tij morën lëndime trupore por më të lehta. Policia ka arrestuar katër nga të dyshuarit dhe janë identifikuar 10 persona të tjerë që kanë marrë pjesë në sulm.
Por nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” shpresojnë që incidenti I rëndë të mos ndërpresë bashkëpunimin e policisë së pyjeve dhe MPB-së për të mbrojtur pyjet duhet të vazhdojë, në të kundërtën prerja ilegale e druve do të marrë hov.
