Maqedoni
Covid-19, 3 viktima në Shqipëri, një viktimë në Kosovë
25.09.2020 18:23
Janë ulur shifrat Covid në Kosovë dhe Shqipëri, por Sars Cov2 vazhdon të marrë jetë njerëzish....

Janë ulur shifrat Covid në Kosovë dhe Shqipëri, por Sars Cov2 vazhdon të marrë jetë njerëzish. 3 janë viktimat e 24 orëve të fundit në Shqipëri, 124 qytetarë rezultuan pozitivë, të shëruarit janë vetëm 70.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroçi” po trajtohen 178 pacientë, 18 janë në terapi intensive dhe vetëm gjashtë pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet maksimale të ekipit mjekësor, fatkeqësisht e kanë humbur jetën tre persona.”,- tha Genta Qirijako nga Instituti i Shëndetit Publik - Shqipëri.
Një i vdekur dhe 46 raste të reja me virusin, është bilanci i fundit i shënuar në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 pacientë. numri i rasteve aktive është një mijë e 674.
Covid-19 në botë, rritje shqetësuese e rasteve në shumë shtete
Rritje shqetësuese e rasteve të reja në botë. Mbi 315 mijë të infektuar dhe mbi 5.800 raste të vdekjes janë regjistruar në 24 orët e fundit. Amerika Latine dhe India vazhdojnë të mbeten vatra të Covid-19. Mirëpo vala e dytë e virusit nuk ka lënë mangët as vendet e Europës. Në Rusi, Francë dhe Holandë janë regjistruar rekorde të infektimeve, edhe në Spanjë, Gjermani, Çeki dhe Britani shënohet rritje e rasteve të reja me Sars-Cov2. Nga vendet e Ballkanit, situata më serioze shfaqet në Bosnjë e Hercegovinë ku gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 persona, kurse janë infektuar 235.
BELINDA KOKA ADEMI
