Maqedoni

Carovska takon përfaqësuesit e shoqërisë civile, premton bashkëpunim

25.09.2020 18:42

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot mbajti një takim pune me përfaqësues të mbi 30 organizatave....

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot mbajti një takim pune me përfaqësues të mbi 30 organizatave të shoqërisë civile dhe diskutoi me ta qëllimet, përparësitë dhe mundësinë e bashkëpunimit në reformat arsimore.
 
"Organizatat qytetare janë dhe do të vazhdojnë të jenë partneri ynë i rëndësishëm në të gjitha proceset e rëndësishme në shoqëri, përfshirë edhe arsimin. Jam e bindur se shumica prej jush jeni duke punuar, ose jeni të përfshirë në procese të ndryshme dhe duke krijuar politika për të përmirësuar dhe avancuar arsimin, dhe unë pres që ne do të gjejmë hapësirë për bashkëpunim," tha Carovska. 
 
 
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë qytetare, njoftuan se janë të interesuar për bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në fushën e zhvillimit të arsimit gjithëpërfshirës, reformave të arsimit, përfshirjes të të rinjve në reformat në lidhje me mësimin cilësor dhe përmirësimin e standardit të të rinjve, si dhe në sigurimin e librave cilësorë.