Botë

Zvicra heq karantinën për udhëtarët nga Kosova

25.09.2020 19:15

Deri më tash shtetasit apo njerëzit që kanë ardhur prej zonave me rrezik të shtuar...

Deri më tash shtetasit apo njerëzit që kanë ardhur prej zonave me rrezik të shtuar të përhapjes së epidemisë Covid-19, për në Zvicër, detyroheshin të qëndrojnë në karantinë, e në listën e këtyre vendeve ishte edhe Kosova.

Mirëpo gjatë ditëve të ardhshme shtetasit kosovar nuk do të detyrohen të karantinohen më, shkruan Federal Office of Public Health. Heqja e karantinës për shtetasit e Kosovës që do të udhëtojnë për në Zvicër do të fillojë nga data 28 shtator.

Në listën e publikuar, përpos Kosovës, nga karantina lirohen edhe udhëtarët nga San Marino.