Maqedoni

Në qendrën familjare në Shkup, janë trajtuar 127 qytetarë

04.11.2014 16:44

Në Qendrën e parë Familjare në Shkup, brenda një viti janë trajtuar 127 qytetarë, përfshirë persona të përballur me dhunë familjare apo shkaktarë të dhunës...

Pas një viti pune të këshillimores për gra dhe fëmijë viktima të dhunës familjare dhe kryerësve të dhunës familjare, janë vërejtur ndryshime pozitive në sjellje te të gjithë klientët, të cilët më sukses e kanë kaluar trajtimin psiko-social, theksojnë nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hetimor “HERA”. 
 
“Në vitin e parë të punës, Qendra e parë Familjare u ofroi shërbime gjithsej 127 klientëve, prej të cilëve 79 janë gra dhe 48 burra. Deri më tani, Qendra Familjare ka punuar me 32 familje, ndërsa individualisht, sipas kategorisë ka pasur 52 viktima të dhunës në familje, 17 kryerës të dhunës në familje, 30 të mitur dhe 28 anëtarë të tjerë të familjes, të cilët kanë marrë pjesë në këshillimore”- tha drejtori ekzekutiv i “HERA”-s, Bojan Jovanovski.
 
Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hetimor “HERA”, me rastin e një vjetorit të hapjes së kësaj qendre promovoi edhe aplikacionin e ri mobil, “Paraqit dhunë familjare”.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI