Maqedoni
Strugë: Qytetarët të rrezikuar nga qentë endacakë
26.09.2020 14:50
Numri gjithnjë në rritje i qenve endacak ka bërë që qytetarët e Strugës të ndjehen të rrezikuar...

Ata thonë se është frikë të ecësh nëpër shëtitoret e qytetit sepse në çdo vend ka grupe qensh endacak të cilët janë edhe të pa vaksinuar dhe përbëjnë një rrezik të madh sidomos për fëmijët,prandaj kërkojnë intervenim të menjëhershëm nga autoritetet lokale dhe organizatat për mbrojtje të kafshëve.
“Ka qen, ku të shkosh gjithë rrugët janë me qen. Unë punoj ke zjarrëfiksja, atje ka mbi 30 qen, ditë për ditë, smund të dalim edhe jashtë na pengojnë, disa herë kemi lajmëruar atje ku i mbledhin qentë por nuk mer masa askush. Janë të rrezikuar edhe fëmijët, janë të fëlliqur, ndonjë sëmundje, ndonjë pandemi, se pak probleme kemi po edhe ato”, shprehet qytetari.
“Çarshia është e mbushur me qenë, nuk lëvizet në çarshi. Janë të rrezikshëm, nxitojnë pas njerëzve, e frikshmë është. Duhet ti mbyllin diku, e jo ti rrahin është gjynah edhe ato kan shpirt”, theksoi një qytetare.
“Qen ka edhe në qytet edhe në rrethinë, me të vërtet përbëjnë rrezik, edhe për njerëzit edhe për kafshët shtëpiak, duhet të ndërmerret diçka. Unë jam nga fshati Vranisht dhe atje kemi qen dhe me të vërtet kemi dëmtime nga qentë endacak, edhe në njerëz edhe tek kafshët në shtëpi”, tha qytetari.
Nga komuna e Strugës për TVM2 thanë se janë duke përgatitur kërkesa drejt qeverisë, për tju dhënë mbështetje për të zgjidhur këtë problem. Si pushtet lokal shprehen të gatshëm të ndihmojnë edhe organizatat për trajtimin e qenve.
“Ne po përgatisim një kërkesë që tja dërgojmë qeverisë që tna ndihmojë në kuadër të kësaj, nuk është që vetëm Struga nuk ka një ent të veçant për trajtimin e qenve endacak, ne do të bëjmë një shkresë që do tua dorzojmë edhe organizatave që merren me këtë edhe qeverisë, që të krijohet një ent rajonal, që njëherë e përgjithmonë ti japim zgjidhje problemit”, u shpreh shef i kabinetit të kryetarit të komunës Dashmir Nasufi.
Nga komuna e Strugës gjithashtu thonë se sapo zgjidhet problemi i qenve endacak, shfaqet përsëri, pasi qentë endacak i sjellin në Strugë në mënyrë të organizuar nga komunat tjera.
Përveç qytetit, problemin me qentë endacak e kanë edhe shum fshatra, të cilët më së shumti përballen gjatë stinës së dimrit kur qentë bëhen më të egër.
ILMIJE ZHAKU
