Maqedoni
Shëndetësi: Shënohet dita ndërkombëtare e zemrës
26.09.2020 15:26
Në 10 vitet e fundit në vendin tone është ulur trendi I vdekshëmrive nga sëmundjet e zemrës...

Në 10 vitet e fundit në vendin tone është ulur trendi I vdekshëmrive nga sëmundjet e zemrës, thanë zyrtarët shëndetësorë në shënimin e ditës ndërkombëtare të zemrës.
Sipas tyre, ky rezultat i mirë vjen si rrjedhojë e rritjes së vetëdijësimit të qytetarëve por edhe të punës në minsitrinë e shëndetësisë e cila i ndjek dhe implementon rekomandimet e profesionistëve mjekësor botëror.
"Vlerësoj se për çdo vit ka ngritje të vetëdijes, ka progres në zvoglimin e vdekshmërive nga këto dijagnoza dhe sinqerisht mendoj se me fushata të përbashkëta të përkrahura nga ministria, masat, paramentrat dhe rekomandimet nga profesionistët botërorë, do të mundemi ti implementojmë edhe në vendin tonë", u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipce.
Nga Insituti I Shëndetit Publik vlerësojnë se në uljen e vdekshmërive nga sëmundjet kardio-vaskulare, merita kanë të gjitha nivelet e shërbimeve mjeksore.
"Kjo është si rezultat I promovimit dhe kujdesit duke filluar mjeksia primare,sekondare dhe ajo terciare dhe programet e preventivës të sëmundjeve karidovaskulare në kaudër të ministrisë së shëndetësisë", theksoi drejtori i institutit të shëndetit publik Shaban Memeti.
Ndërkaq, mjekët e fushës bëjnë thirrje të kenë kujdes në mënyrën e të ushqyerit, shmangijes së konsumimit të alkoolit, si faktorë kryesorë që shkaktojnë sëmundjet e zemrës.
"Vlerësojë se kjo është rezultat I luftes prej shumë vitesh në preventimin nga semundja respektivisht ouna në preventimin e faktorëve të rrezikshëm që sjellin këto sëmundje siq janë: pirja e duhanit, ushqimi jo I shëndetshëm, konsumimi I alkoholit dhe mungesa e aktivitetit dhe stresi", u shpreh Elena Qosefska - prof.dr. në institutin e shëndetit publik .
Qytetarët përshëndetën aksionin nga kompetentët për të kryer disa kontrolle falas, të organizuar në parkun e qytetit të Shkupit.
"Unë rastësisht isha këtu në shëtitje në park. Me të ëvrtetë është për tu përshëndetur ky aksion", theksoi qytetari.
"Është e preferuar që së paku 1 apo 2 herë në vit të kotrollohen këto parametra", tha qytetarja.
Për shkak të virusi covid 19, qytetarit janë treguar edhe më të kujdesshëm për shëndetin e tyre, sidomos ata me sëmundje kronike të zemrës, thanë autoritetet shëndetësore.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
