Maqedoni

MASh: U aktivizua platforma për mësim online

26.09.2020 15:47

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vënë në fuksion Platformën e Vetme Nacionale...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vënë në fuksion Platformën e Vetme Nacionale për mësim online. Ajo tashmë është në dispozicion dhe është e qasshme për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk. Në këtë platformë, janë vendosur video – udhëzime dhe doracak, por edhe përmbajtje të tjera, që i udhëzojnë përdoruesit e platformës.
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë u ka dërguar udhëzime të gjitha shkollave që t’ua japin fjalëkalimet e përdoruesit nxënësve. U bëjmë thirrje drejtorëve të shkollave që nuk e kanë bërë këtë, të përshpejtojnë procesin dhe t’ua dërgojnë fjalëkalimet nxënësve gjatë fundjavës, sepse për disa ditë është fillimi zyrtar i vitit shkollor. MASH i bën thirrje pushtetit lokal dhe kryetarëve të komunave, të cilët po ashtu, janë partner i ynë i rëndësishëm në këtë proces, që maksimalisht të përkushtohen në sigurimin e kushteve për fillim pa pengesa të vitit shkollor, pa dallim nëse bëhet fjalë për prezencë fizike apo për mësim në distancë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
 
Trajnuesit thonë se platform  mundësonë që nxënësit dhe mësimdhënësit shumë shpejt ta zotërojnë atë dhe të mund ta ndjekin procesin mësimorë. 
 
"Kjo platformë ofron mundësi që edhe nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin mësimin nga shtëpia të kyçen në orë paraprakisht. U jepet një link dhe me klikimin e tij ato do të kyçen direkt në linkun Microsoft Teams dhe u krijohet ndjesia sikur janë në klasë", u shpreh trajnuesja kombëtare Gilman Osmani Musliji.
 
Platforma Kombëtare do të funksionoj në 5 gjuhë. E njejta mundëson që  nxënësit përveç ndjekjes së mësimit nëpërmjet telefonit ose kompjuterit, mund edhe t’i shfrytëzojë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të punojë detyrat e shtëpisë. Poashtu do të ketë edhe kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative. 
 
FITIM KRYEZIU