Maqedoni

Një i vdekur 141 të infektur nga Kovid 19, Filipçe: Nuk planifikohet ashpërsim i masave

26.09.2020 17:22

Nga 1559 teste të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 raste pozitive nga kovid 19...

Poashtu ka humbur jetën një pacient i moshës 79 vjeçare nga Shkupi ndërsa 94 pacient janë shëruar. Numri i të prekurve nga kovid 19 deri më tani arrinë në 17483 persona, 14516 prej të cilëve janë shëruar, 722 kanë humbur ejtën ndërsa kemi edhe 2245 raste aktive.
 
Misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe thot se aktualisht nuk pritet që organet shëndetësore të kërkojnë ashpërsim të masave kufizuese. 
 
"Kontrolli I rasteve dhe Paqyra e anketave epidemiologjike të cilat I bëjnë epidemioloët  tash për tash nuk lënë hapsirë për ndonjë panikë, respektivisht  nuk ka paralajmërim se ekziston shpërndarje e pakontrollueshme e virusit, dicka që imponon  nevojën për masa resttriktive shtesë. Shpresoj sinqerisht as shteti znë as rajoni për shak se kemi  situatë të njëjtë epidemiologjike, nuk do të ballafaqohemi me situatë të tillë  që të rekomandohet  masa restrictive", u shpreh misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Edhe në rast të rritjes së numrit të personave të infektuar minsitri thot se nuk parashihet izolim total, por mund të merren masa për kufizim të numrit të njerëzve në transportin publik, ndalimin total të tubimeve publike, mbajtja e maskave edhe në ambientet e hapura.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU