Maqedoni

Universitetet gati: Studime të kombinuara në UT, vendimi javës që vjen; Qahili: Mirë është të bëhet screening te profesorët

26.09.2020 17:37

Ka mbetur edhe pak ditë para fillimit të vitit të ri akademik dhe universitetet me të madhe po përgatiten...

Ka mbetur edhe pak ditë para fillimit të vitit të ri akademik dhe universitetet me të madhe po përgatiten për studime në kohë pandemie. Në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” mësimi do të mbahet në formë të kombinuar, on-line dhe me prani fizike.
 
Prorektorin për Arsim Reshat Qahili në “Intervistën e Javës” për TVM-2 thotë se po punohet për të rikthyer punën dhe funksionimin normal të universiteteve si para pandemisë, mirëpo sa do të zgjasë kjo, varet nga pandemia. 
 
“Mësimi do të mbahet në formë të kominuar për arsye,  se në 13 fakultet që ka UT nuk janë rrethanat në çdo fakultet një lloj. Brenda javës që vjen çdo që do të dihet se çfarë dhe si do të bëhet dhe cilat do të jetë ato fakultete që do të mbajnë mësimin on-line dhe cilat do të jenë ato me prezenc fizike dhe pastaj do të marrim udhëzimet e duhura”, u shpreh prorektori për Arsim  në UT, Reshat Qahili
 
Studentët  janë të detyruar të mbajnë maska dhe distancë, të dezinfektojë duart dhe këpucët para hyrjes së objektit universitar në UT, ndërsa autoritetet janë të obliguar të sigurojnë mjete dezinfektuese për çdo klas dhe sportel administrative, të dezifektojnë hapësirat dhe të masin temperaturën e studentëve dhe profesorëve.
 
Qahili thotë se para se të filloj viti akademik nuk do të ishte keq që tu bëhet edhe skrining edhe profesorëve.
 
“Për këtë çështje do të shohim se çfarë udhëzimesh do të na jep ministria. Pa dyshim se do të jetë mirë që tu bëhet skrining profesorëve sepse nuk e dim tani se mund të ndodh ndonjë nga profesorët të ketë problem”, theksoi Qahili.
 
Qahili vlerëson se sfida e gjitha universiteteve në vitin e ri akademik që do të filloj nga tetori do të jetë  digjitalizim sa më i shpejtë i shërbimeve studentore. 
 
REXHEP QAMILI