Maqedoni

Shilegov: Koordinim për rrënimin e objekteve

26.09.2020 17:56

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se nevojitet koordinim serioz mes Qytetit të Shkupit...

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se nevojitet koordinim serioz mes Qytetit të Shkupit, Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për rrënimin e Portës Triumfale dhe përmendores së Nënë Terezës në sheshin “Maqedonia”. 
 
Së shpejti pritet edhe dislokimi i anijeve në lumin Vardar thot Shilegov.
 
“Janë objekte nën kompetencat e tyre. Ne si Qytet kemi pasur sukses që në 2 nga 3 anijet të gjejmë formulime juridike që të mos ketë komplikime buxhetore. E njëjta do të vazhdojë edhe për të tretën. Së shpejti pritet vendimi gjyqësorë për të tretën dhe do të fillojë dislokimi i tyre”, deklaroi Kryetar i Shkupit.