Qeveria: Pakoja e katërt ekonomike 350 milionë euro
Pakoja e katërt e masave ekonomike të qeverisë që peshon 350 milionë euro...

Pakoja e katërt e masave ekonomike të qeverisë që peshon 350 milionë euro bëri të ditur zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në mbledhjen e sotme të dytë të Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri.
Në kuadër të masave përfshihen mbështetja për pagat për tremujorin e fundit, tetorin, nëntorin dhe dhjetorin, pastaj dhënia e kartelave për disa kategori të qytetarëve.
Ndërkohë, është përmendur që kjo është e mundur për pensionistët dhe personat e papunë. Planifikohen edhe lehtësime tatimore.
“Pakoja e katërt që do të miratohet nga Qeveria në seancën e nesërme përfshin mbështetjen për pagesën e pagave për tremujorin e fundit të vitit, kartelat pagesore për disa kategori të qytetarëve, grantet për sektorët më të prekur, një gamë të gjerë përjashtimesh ose lehtësimesh për më shumë taksa për kompanitë, ulja e TVSH-së në më shumë shërbime dhe aktivitete të tjera, si dhe masa të tjera” bëjnë të ditur nga qeveria.
Sa i përket shumës prej 350 milionë eurosh, 264 milion euro do të sigurohen nga buxheti i shtetit, ndërsa rreth 85 milion do të huazohen nga linja të favorshme kreditore.
