Maqedoni

Pako e katërt ekonomike, Zaev: 31 masa që peshojnë 470 milion euro

27.09.2020 17:30

Qeveria prezantoi pakon e katërt të ndihmës shtetërore e cila përmbanë...

Qeveria prezantoi pakon e katërt të ndihmës shtetërore e cila përmbanë në vete 31 shtylla të sferave të cilat do të përfitojnë nga kjo pako.
 
Sipas Kryeministrit Zaev pakoja e katërt e Qeverisë për tejkalim të krizës financiare nga covit-19 kap shifrën prej 470 milion euro, dhe nëse i përfshime edhe tre pakot tjera ato tejkalojnë shifrën e 1 miliard eurosh, të cilat janë dedikuar Kompanive dhe qytetarëve, që nga fillimi i krizës së covit-19.
 
Sipas Kryeministrit Zaev masat kanë për qëllim mbrojtjen e vendeve të punës dhe stimulimin e harxhimeve familjare, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.  
 
“Pakoja e katër është ndihmë direkte për sigurinë ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë. Kemi planifikuar ndihmë në realizimin e pagesës së pagave për tre muaj në vlerë prej 70 milion euro, e cila përfshinë 83,000 qytetarë, mjet I cili do të përfshihen gjithsej 250,000 vende punë. Shtylla e 2 do të vazhdonë ndarja e kartelave për qytetarët për produktet vendore, të cilat do të kenë vlerë prej 6000 denarëve dhe do të përfshije plotë 280 mijë qytetarë dhe vlera që do të harxhohen në këtë shtyllë do të jetë 27,4 milion euro. Ndërsa shtyllat tjera kanë të bëjnë me rritjen e Grejs periudhën e kredisë pa interes nga Covit-19. Pastaj Qeveria do të mundëson 100 milion euro të reja kredi të favorshme nga Banka Zhvillimore e për mbështetjen e Kompanive vendore, ulje ose heqje e detyrimeve parafiskale për Kompanitë,  grante për restaurantet e dasmave nga 3000 deri më 10,000 mij euro, grante për lojrat e fëmijëve nga 1000 deri më 5000 euro, ulje të TVSH për zejtarët nga 18 në 5 për qind”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Sipas Zaevit këto 31 shtylla brenda pakos së katër kanë përfshi të gjitha sferat e ekonomisë, dhe të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim, duke I stimuluar edhe bizneset vetanake, bujqit, zejtarët e kështu më radhë, pa I përjashtuar edhe pensionistët, por sigurishtë theks I është dhënë kompanive të cilat mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
 
“Shtylla e 13 Qeveria vendos në shfrytëzim 10 milion euro garanci shtetërore kreditore për mbështetjen e Kompanisë, garancë shtetërore doganore për Kompanitë prej 3 milion euro, shtyrje shtesë e shlyerjes së kredive për Kompanitë deri në fund të vitit, ulje e kamatës për vonesa të detyrimeve publike nga 0.03 në 0,015, shturje e pagesës së parapagimit të fitimit deri në mars të vitit 2021, lirim nga TVSH për donacionet e karakterit publik, ulja e normës së TVSH në 10 për qind për shërbimet e restoranteve dhe të shërbimit të ushqimit, shlyhet kushti për mbledhjen e pikëve nga zhvillimi i vazhdueshëm professional, rritja e periudhës së mbulimit të humbjeve si obligim i të ardhurave të ardhshme”, theksoi Zaev.
 
Zaev potencoi se këto mjete një pjesë do të sigurohen nga shkurtimet, një pjesë nga donacionet, por pjesa më e madhe do të jenë nga kreditë. 
 
FITIM KRYEZIU