Maqedoni
Mickovski: Masat qeveritare nuk dhanë rezultate
27.09.2020 17:46
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kritikoi pakon e katër të masave Qeveritare...

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kritikoi pakon e katër të masave Qeveritare për shpëtim të ekonomisë nga covit-19 të cilën e ka quajtur përpjekje e Qeverisë dhe mafias qeveritare të udhëhequr nga Zoran Zaev që të manipulonë me qytetarët, dhe një përpjekje për ta shpëtuar vehten nga ky kolops ekonomik në vend.
Sipas Mickovskit Zaev vazhdonë të premtoj projekte, por nga ana tjetër edhe ato të cilat ishin premtuar kohë më parë nuk janë realizuar siç ishin 150 milion euro garancë bankare për Kompanitë të cilat do të marrinë kredi nga bankat komerciale, masë kjo e cila akoma nuk ka filluar të realizohet, ndërsa afati I sajë skadoi.
Pasjtaj ishite masa prej 31 milion euro kredi të lira, grante për punësime, apo katër fundjava pa TVSH e që tani parashihet vetëm një, e kështu me radhë. Të gjitha këto kaluan si gënjeshtra të turpshme tha kreu I opozitës.
“Pakoja e katër e masave të njërzve mafioz në Qeveri është mjet për të shpëtuar në kushte kurë ekonomia po shënon rënie. Kjo pako është edhe e vonuar, edhe nuk ju përgjigjet kërkesave reale të qytetarëve, por edhe do ta thellon edhe më shumë situatën ekonomike të vendit. Këtë e themi sepse kemi parë efektet e tre pakove të para të cilat treguan se kemi plus 40 mijë të pa punë për katër muaj, BPV ka shënuar rrënie për 13 për qind. Kartelat edhe në atë kohë u ndanë për ti blerë votat, ndërsa borxhi publik është rrit në 1 miliard euro, dhe shumë biznese të mbyllura. Investimet kapitale janë mjet për ta rimëkëmbë ekonominë e vendit, dhe jo kartelat, e nëse i shohim investimet kapitale vetëm për 8 muj të këtij viti Qeveria harxhoi 120 miliard denarë para të qytetarëve dhe 35 miliard borxhe, ndërsa investimet kapitale janë realizuar në vetëm 7,7 miliardë denarë”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski poashtu komentoi edhe kartelat për pensionistët, ku sipas këtij të fundit vet pensionistët janë dëshmitarë të asaj se sa herë pikërishtë Zoran Zaev me intervenime në ligj i ka zvogëluar pensionet, e tani po mundohet me të njëjtat mjete të dalë si shpëtimtarë.
“Në të kaluarën në mënyrë brutale me intervenime në ligj u ishte ulur pensioni të mijëra pensionistëve, sot po pundohet që me këto kartela prej 6000 denarëve ta kthej një pjes të mjeteve të cilat i ka marrë nga pensionistët. Pastaj shqetësuese është ku Zaev punënjësit e Kulturës i futën në raste sociale, prandaj kërkojmë nga Ministrja e Kulturës që të japë dorheqje”, theksoi Mickovski.
Mickovski në fund sygjeroi Kryeministrin Zaev që nëse dëshironë të marë shembuj nga vendet tjera për shpëtim të ekonomisë të marë ato të shtetit Gjerman, dhe jo masa të tilla të cilat kanë për qëllimin vetëm përfitimin personal dhe organizmin e zgjedhjeve në mënyrë talibaneze.
FITIM KRYEZIU
