Zaev: Nuk kthehemi në kuvend

04.11.2014 17:26

Opozita maqedonase mbetet në qëndrimin për të mos u kthyer në kuvend......

Këtë e ka rikonfirmuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me liderin e PLD-së, Andrej Zhernovski dhe liderin e PRSD-së, Tito Petkovskin.

“I vërtetuam qëndrimet tona, kthim në kuvend nuk ka. Gjithsesi, pesë temat janë të qarta edhe për opinionin edhe për pushtetin, tema për të cilat pushteti nëse dëshiron mund të fillojë bisedime. Ato janë temat për mediumet, temat për ndarjen e partisë nga shteti, tema për regjistrimin, tema për regjistrin zgjedhor dhe ligjet zgjedhore dhe qeverinë teknike. Po ashtu, Zaevi paralajmëroi se prej nesër opozita fillon me tribuna në mbarë Maqedoninë, ku do të hapen debate me qytetarët për çështjet aktuale politike”.