Maqedoni

Kovid 19: Tre të vdekur 148 të infektuar; Filipçe: Tër rajoni në kordinim për hapjen e kufijve

27.09.2020 18:04

3 viktima, 148 raste të reja dhe 65 persona të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit...

3 viktima, 148 raste të reja dhe 65 persona të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit sa I përket virusit korona në vend. Të dhënat e 24 orëve të fundit bazohen në 1224 të testuar, me çarast indeksi i të infektuarve në raport me numrin e testeve rezulton 12 për qind.
 
Për shkak të pandemisë qytetarëve të rajonit për të kalaur nga një shtet në tjetrit u kërkohet test PCR negative. Por autoritetet shëdnetësore po bisedojnë që të gjitha vendet në rajon për një here t’i hapim kufijtë. Ideja është që të hapen kufijtë pa PCR test, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
 
“Vendet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandim, nuk kanë politikë të përbashkët lidhur me këtë çështje. Në këtë drejtim kanë liri të vdenosin se si do të jetë regjimi i kufijve. Është e saktë se kemi paralajmëruar disa herë javëve të kaluara se do të ketë ndonjë vendim, por për fat të keq e prsnim përgjigjen nga vendet fqinje dhe më në fund u përgjigjën gjat javës së kaluar, funksionoi sistemi i koordinimit që tani mbështetet nga ambasada amerikane në Shkup. Sinqerisht shpresoj se do të shkëmbehen të gjitha informatat dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike në secilin vend të Ballkanit Perëndimorë, plus Bullgaria dhe Greqia do të marrim një qëndrim të përbashkët. Komunikimi po bazohet në atë që masat preventive duhet të respektohen në secilin vend jo vetëm në rajon por edhe gjithkund në evropë dhe botë”, u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Por minsitri shëndetësisë Filipçe nuk dëshiron të prejudikojë se kur mund të hapen kufijt për kalim pa PCR test, kështuqë aktualisht qytetarët e vendit në Kosovë, Serbi, Greqi, apo Bullgari mund të kalojnë vetëm transit, ndërsa vetëm në Shqipëri nuk kërkohet test PCR. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU