Komisioni i ekonomisë miratoi planin financiar të KRE-së

04.11.2014 17:35

Komisioni për Çështje Ekonomike, njëzëri mbështeti Propozim- planin Financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2015...........

Komisioni Rregullator planifikon të dala më të larta për vitin tjetër për rreth 15%. Shpenzime më të mëdha parashihen në pjesën për ndërtimin e objektit, ku do të vendoset Komisioni Rregullator dhe dy punësime të reja. Marrë parasysh nevojat e parapara për realizimin e obligimeve të planifikuara, me planin për vitin 2015 komisioni planifikon shpenzime në vlerë prej rreth 80 milionë denarë.

“Qëllimi për këtë rritje janë mjetet e nevojshme për përfundimin e objektit për zyrat e Komisionit Rregullator për Energjetikë, prej gjithsej 14.902,600 denarë. Komisioni Rregullator për Energjetikë merr pjesë në vlerën e përgjithshme të objektit me 17.67%. Nga planet e mëparshme të miratuara në kuvend, deri tani kishim grumbulluar 156 milionë denarë”- deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë i RM-së, Dimitar Petrov.

Komisioni Rregullator për Energjetikë propozon që kompensimi për vitin 2015 të jetë 0,049% nga të hyrat e përgjithshme të mbajtësve të licencave në vitin 2014, të llogaritura sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, për të hyrat e realizuara në vitin paraprak. 

Komisioni për Çështje Ekonomike shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për Plotësim të Ligjit për Privatizim të Kapitalit Shtetëror dhe Propozim-ligjin për Ndryshimin dhe Plotësim të Ligjit për Veprimtari Hotelierike, në lexim të dytë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)