Maqedoni
Masat anti-covid, Shaphanska: Nënat duhet të kthehen në punë
28.09.2020 10:24
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sërish bëri thirrje që prindërit që shfrytëzojnë....

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sërish bëri thirrje që prindërit që shfrytëzojnë pushimin e lindjes së fëmijës dhe prindërit e fëmijëve deri më 6 vjet, të kthehen në punë.
“Pas konsultimeve me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe bëjmë të ditur se këto dy kategori duhet të kthehen në punë, në përputhje me vendimin qeveritar të sjellur më 14 shtator”, theksoi Shahpaska. Ajo tha se fëmijët e moshave deri në 6 vjet do të kenë të gjitha kushtet e siguruara për tu vendosur nëpër çerdhet e fëmijëve, duke respektuar edhe protokollet shëndetësore. Sipas saj, me këto masa rreziku nga infektimi nga koronavirusi është minimal.
