Maqedoni
Osmani në Bruksel, takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së
28.09.2020 10:46
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot filloi vizitën dyditore në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot filloi vizitën dyditore në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.
Në kuadër të vizitës, siç kumtoi MPJ, Osmani do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Pikë kryesore e bisedimeve do të jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut. Fokusi i Osmanit është që deri në fund të këtij viti, ky proces ta përjetojë përfundimin e tij të suksesshëm brenda kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, duke e miratuar kornizën e negociatave, e cila paraqet dokument kryesor në fillimin e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, e cila shënon tradicionalisht fillimin e negociatave për secilin vend që aspiron anëtarësimin.
Ministri Osmani do t’i prezantojë përparësitë e misionit të tij mandatues, me theks të veçantë për Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe kontributin për rajonin, ku do të riafirmojë: programin e fuqishëm pro-evropian të qeverisë së re, vazhdimin e proceseve të reformës me simbolin e BE-së, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe masat socio-ekonomike për të trajtuar pasojat e pandemisë.
mush Bajrami - Emisioni Mirëmëngjes - TVM2
