Botë

Armenia e Azerbajxhani pranë luftës, 24 të vrarë, shtohen thirrjet për armëpushim

28.09.2020 12:11

Së paku 24 persona kanë vdekur gjatë përleshjeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth rajonit Nagorno-Karabak...

Së paku 24 persona kanë vdekur gjatë përleshjeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth rajonit Nagorno-Karabak, që njihet nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por që u nda në vitin 1991 dhe kontrollohet nga armenët.
 
Presidenti i Karabakut, Arayik Harutunyan, tha se 17 luftëtarë separatistë armenë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve, duke pranuar se forcat e tij i kanë humbur pozicionet. Të dyja palët kanë raportuar edhe për viktima civile.Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes vendeve që janë në një konflikt të pazgjidhur për dekada të tëra rreth rajonit të kontestuar.
 
Luftimet që shpërthyen gjatë fundjavës vazhduar edhe të hënën në mëngjes, raportoi agjencia Reuters. Sipas kësaj agjencie, të dyja palët e konfliktit kanë vënë në dispozicion artileri të rëndë. Luftimet me Azerbajxhanit me shumicë myslimane dhe Armenisë me shumicë të krishterë paraqet rrezik për përfshirjen e fuqive rajonale si Turqia dhe Rusia.Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, të dielën u bëri thirrje fuqive botërore që ta parandalojnë ndërhyrjen e Turqisë në konflikt pasi kjo e fundit disa here e ka kërcënuar Armeninë dhe ka thënë se do t’i ofrojë përkrahje në çdo formë Azerbajxhanit.