Botë

Indonezi, dhjetë të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

28.09.2020 12:30

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës...

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Kalimantanin Verior të ishullit Borneo të Indonezisë.
 
Rreshjet e dendura në qytetin Tarakan kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në 3 lokacione të ndryshme. Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon. Indonezia me klimë tropikale shpeshherë përballet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës për shkak të reshjeve të dendura.