Maqedoni

KSI rekomandon: Të hiqen testet PCR për shtetasit nga rajoni

28.09.2020 12:02

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja...

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e testeve negative PCR për shtetasit nga vendet e rajonit.
 
TVM2 nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës. Dje ministri Filipçe tha se  shpreson se do të shkëmbehen të gjitha informatat dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike në secilin vend të Ballkanit Perëndimorë, plus Bullgaria dhe Greqia do të merret një qëndrim i përbashkët. Sipas tij, masat preventive të respektohen në secilin vend jo vetëm në rajon por edhe gjithkund në Evropë dhe botë.
 
Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve negative PCR, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.