Maqedoni
“Siguria energjetike rajonale dhe bashkëpunimi”, Bytyqi, Nikollovski dhe Bekteshi në Selanik
28.09.2020 11:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi...

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Lupço Nikollovski, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Selanik do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Siguria energjetike rajonale dhe bashkëpunimi”, që e organizon Federata e industrive të Greqisë së Veriut.
Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe ministri për Zhvillimin, Konkurrencë, Infrastrukturë, Transport dhe Lidhje i Greqisë, Kostis Haxidakis. Është paraparë delegacionin qeveritar ta vizitojë edhe parkun teknologjik TIK në Selanik dhe të ketë takime me disa kompani greke, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
