Botë

Covid-19, vazhdon të rritet bilanci i viktimave

28.09.2020 12:58

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga Covid 19....

India dhe Brazili sërsht regjitrsuan shifra të larta në 24 orët e fundit. Me 1.039 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 në Indi,  është rritur në 95.542. Në 24 orët e fundit janë shënuar 82.767 raste të reja. India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë nga numri i viktimave. Brazilit njoftoi se me 14.318 raste të reja në 24 orët e fundit, me 335 vdekje të reja, bilanci i viktimave ka shkuar në 141.776.
 
Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet këtë javë që vjen. OBSH alarmon se numri i viktimave në mbarë botën nga Sars Cov 2, është i papërfytyrueshëm, por jo edhe i pamundur.OBSH apelon që  të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat, higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina. Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar më shumë se 7 milionë të infektuar, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë. Në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë njerëz.