Maqedoni

Covid-19, 4 viktima, 48 raste të reja e 61 të shëruar

28.09.2020 15:19

4 qytetarë në 24 orët e fundit, nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19...

4 qytetarë në 24 orët e fundit, nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë. Të katër pacientë vdiqën në spital, dy pacientë janë nga Shkupi të moshës 73 dhe 62 vjeç, një pacient nga Kumanova i moshës 69 vjeç dhe një pacient nga Tetova e moshës 72 vjeçare. Gjithashtu janë kryer edhe 387 teste nga të cilat rezultuan 48 raste të reja pozitive. Prej tyre, 20 raste janë nga Shkupi, qytetet e tjera kanë më pak se dhjetë të infektuar të rinj. Janë regjistruar edhe 61 pacientë të shëruar, ku sërish kryeson Shkupi - me 21 qytetarë që fituan betejën me Sars Cov 2. Aktualisht në vend ka ende 2,303 raste aktive. 
 
Spasovski: Sanksione për ata që rrezikojnë të tjerët
 
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëron dënime për ata që shkelin urdhrin për izolim apo vetizolim. Shkelja e karantinimit të detyrueshëm paraqet vepër penale dhe dënimi arrin deri në 2 mijë euro.
 
“Për shkak se në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në shëndetin e njerëzve, vënë në rrezik të drejtpërdrejtën e të gjithë të tjerëve, prandaj duhet të sanksionohen. Edhe një herë u apeloj qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin e masave. E di që situata u komplikua shumë nga Covid-19, megjithatë është e pashmangshme që duhet të mbrojmë veten, familjen tonë, shtetin dhe gjithë të tjerët.”,- tha  ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
KSI rekomandon: Të hiqen testet PCR për shtetasit nga rajoni
 
Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon ndërkohë heqjen e testeve negative PCR për shtetasit nga vendet e rajonit. Ministri Spasovski thotë se pasi vlerësimeve se cila është mënyra më e mirë për të mbrojtur qytetarët, do të  merret vendimi i duhur.
 
REXHEP QAMILI