Maqedoni

Rrahja e qytetarëve nga policia, KE dënon brutalitetin policor kundër romëve

28.09.2020 15:29

Komisioni Evropian dënon brutalitetin policor kundër personave...

Komisioni Evropian dënon brutalitetin policor kundër personave me origjinë rome në Manastir javën e kaluar. 
 
“Qartë dënojmë përdorimin të padrejtë të forcës dhe vërejmë se autoritetet kanë dënuar incidentin dhe kanë ndërmarrë hapa për t’i sjellë përgjegjësit përpara drejtësisë,” deklaroi zëdhënësja për Zgjerim e Komisionit Evropian Ana Pisonero. KE nuk komenton hetimin dhe procedurat gjyqësore, por mbetet në  qëndrimin e qartë se dënon brutalitetin e policisë dhe përdorimin e tepruar të forcës.
 
Spasovski: Po analizohen videot, dhuna e palejueshme
 
Ministri i brendshëm Spasovski tha se të gjitha argumentet dhe faktet do të vazhdojnë të analizohen. Ka akuza për përgjegjësi disiplinore kundër të dy oficerëve të policisë dhe njëri po përballet me akuza për përgjegjësi penale.