4 të vrarë në Tiranë

04.11.2014 18:00

Tirana është zgjuar sot me një ngjarje mjaft të rëndë. 4 persona janë vrarë në orën 4 të mëngjesit, pas një sherri ku është përfshirë edhe djali i deputetes së partisë Socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani 25 vjec, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes...........

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e natës “Ante Grand”, të cilin po e shihni edhe në pamje dhe menjëherë pas saj, Xhuvani bashkë me dy shokët I tij janë arrestuar, në tentative për t’ia mbathur. Policia rapoprton se ai ka bërë rezistencë gjatë momentin të prangosjes.

Viktimat e kësaj masakre janë të rinjtë: Arbër Demiraj djali i një ish-prokurori, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe 55 vjeçari italian Giampaolo Azzola. Pista kryesore oku po heton policia është prishja e pazareve të drogës dhe sherri për motive banale.

Ndërsa partia demokratike nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri, e cilësoi si një vrasje qeveritare, duke iu referuar pikërisht djalit të deputetes Xhuvani, I cili është dënuar edhe një herë për vrasje.

Nëpër rrjetet sociale, qytetarët kanë reaguar për dënimin e Kostandin Xhuvanit me vetëm dy vjet burg për vrasje, duke e cilësuar si një skandal të drejtësisë shqiptare. (Luljeta Ndoka, TVM2)