Maqedoni

Zonat e sigurta familjare, parkime të sigurta për siguri në trafik

28.09.2020 16:28

Parkimet janë problem gjithkund, sidomos në kryeqendër....

Parkimet janë problem gjithkund, sidomos në kryeqendër. Autoritetet kanë menduar që të caktojnë zona të sigurta parkimi, sidomos pranë spitaleve, për veturat të cilat transportojnë fëmijë nga mosha trevjeçare dhe gratë shtatzëna. Nëse është e nevojshme, ky numër do të rritet. 
 
“Në Qendrën Klinike, për Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku kemi shënuar katër hapësira të tilla për parkim. Kemi edhe tre të tjerë përpara spitalit "8 Shtatori" dhe ne siguruam të njëjtën gjë përpara Kopshtit Zoologjik. Brenda "Parkimit të Qytetit" deri më tani kemi gjithsej 27 hapësira të tilla parkimi.”,- deklaroi kryetari i Qytetit Të Shkupit, Petre Shilegov.
 
“U bëj thirrje grave shtatzëna dhe familjeve me fëmijë deri në 3 vjeç që të përdorin privilegjin e parkimit në këto parkingje dhe të marrin shenjën e nevojshme në Stacionet e Inspektimit Teknik të SHAMM në Shkup, në Qendër (çdo ditë pune nga 07:00-19:00h dhe e shtunë nga 08:00-15:00h) dhe në Çair (çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 dhe  të shtunën nga 08:00 deri ora 13:00).”,- theksoi sekretari i përgjithshëm i SHAMM-së, Dimitar Minovski.
 
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki, thotë se po merren të gjitha masat për më shumë siguri në trafik. 
 
“Në periudhën janar-qershor 2020, në aksidentet e trafikut në të gjithë vendin, për fat të keq, pësuan gjithsej 38 fëmijë deri në tre vjeç, nga të cilët 31 fëmijë morën lëndime të lehta, katër me lëndime të rënda dhe katër me pasoja fatale. Madhësia e këtyre humbjeve është e paçmueshme dhe fëmijët nuk mund ta mbrojnë veten, prandaj përgjegjësia jonë ekskluzive si të rritur është t'i mbrojmë ato në maksimum, si në rrugë ashtu edhe në parkingje.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovki.
 
Zona të tilla janë shënuar në tridhjetë lokacione në Shkup, përfshirë në institucionet shëndetësore, tregje dhe objekte sportive. Privilegji i ri do t'u jepet pjesëmarrësve në trafik dhe në qytete të tjera.
 
SEDAT SELIMI