Pako e katërt e ndihmave, LOE: U inkorporuan edhe kërkesat tona

28.09.2020 17:46

Odat ekonomike mirëpresin pakon e 4 të ndihmave qeveritare....

Odat ekonomike mirëpresin pakon e 4 të ndihmave qeveritare. Nga atje thonë se nevojitet mbështetje më e madhe për kompanitë për të tejkaluar këtë situatë.

“Procesi ishte më inkluziv, gjitha vërejtjet që kishim janë pranuar dhe shihet qartë qëndrimi ynë në këtë aspekt, propozimet tona janë pjesë e pakos së 4 ekonomike.”,- tha Daniella Arsovska nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Lidhja e Sindikatave: Të vazhdojë përkrahja për të punësuarit

Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë që të vazhdojë përkrahja për të punësuarit.

“Të gjithë ata që do të marrin subvencione pas mbarimit të subvencionimit nga masa e 4 në muajin dhjetor, të mos mund t’i largojnë nga puna punëtorët të paktën dhe 3 muaj për aq sa kanë marrë dhe subvencione.”,- thanë nga Lidhja e Sindikatave.

OEM: Mbështetje për kompanitë eksportuese

Nga Oda Ekonomike vlerësojnë se masat nuk duhet të orientohen vetëm në sanimin e dëmeve nga kriza, por duhet të ketë dhe mbështetje për kompanitë eksportuese.

“Ulja e njoftuar e detyrimeve të importit për lëndë të para është e rëndësishme për kompanitë e orientuara drejt eksportit që do të mbajnë ekonominë në gjendje të vërtetë tani dhe në të ardhmen.”,- u tha nga Oda Ekonomike.

Pako e katërt e ndihmave, qytetarët të ndarë në vlerësime

Qytetarët, ndërkohë, janë të ndarë në mendime sa i përket pakos së re të masave ekonomike.

1.         A jetohet me një pagë tërë vitin, jo vetëm me ato para. 470 milion duhet të shfrytëzohen për industrinë;

2.         Në qoftë se është e vërtetuar dhe vlerësuar, atëherë duhet të zbatohen ato masa, në qoftë se jo, atëherë duhet të mendohet mirë;

3.         Përkrahja që po jep Zaev u konvenon më të varfërve.

Grupi i katërt i masave siguron 470 milion euro si ndihmë dhe mbështetje e drejtpërdrejtë që do të përfundojnë tek qytetarë dhe kompanitë. Paketa e re e masave duhet të mbështesë mbi 250,000 vende pune me 70 milion euro, një kartë pagese prej 6,000 denarë për kategori të ndryshme të qytetarëve, si dhe një fundjavë pa TVSh. (Gazmend Rexhepi, TVM2)