Gordana Jankullovska u dërgua në burg
Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, është dërguar në burgun e Idrizovës...

Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku” - blerjen e Mercedesit luksoz. Ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në orët e pasdites është dërguar në burgun e Idrizovës, për të mbajtur dënimin e shqiptuar me burgim katërvjeçar.
Nga Gjykata Penale konfirmuan se gjatë orëve të pasdites mbërriti aktgjykimi nga Gjykata Supreme dhe pasi që paraprakisht kishte akt për dënim me burg, i cili nuk ishte realizuar për shkak të kërkesës së Jankullovskës për vërtetimin e ligjshmërisë së vendimit të shkallës së parë, vendimi i Gjykatës Supreme për dënim me burg është efektiv.
Gjykata Penale në vend të aktit udhëzues ka dhënë vetëm urdhër për zbatimin e vendimit për burgosje. Jankullovska është dënuar për një nga rastet që i hapi PSP për rastin “Tanku”.
