Botë
Kuvendi i Shqipërisë, miratohen ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor
28.09.2020 19:40
Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë miratoi në parim të gjitha ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor...

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, tha se tashmë nuk do të lejohen koalicionet tradicionale, ndërsa bëri lëshim ndaj opozitës parlamentare për uljen e pragut elektoral gjatë shqyrtimit nen për nen.
E ndërsa socialistët nuk tërhiqen nga formula për listat e hapura, opozita parlamentare, nga ana tjetër, paralajmëroi dërgimin e saj në Kushtetuese.
Ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor pritet të kalojnë për votim në parlament, në seancën e 1 tetorit, ndërsa na ndajnë pak muaj deri në zgjedhjet parlamentare.
