Botë

Covid-19, 3 viktima, 132 raste të reja në Shqipëri

28.09.2020 19:58

3 viktima dhe 132 raste të reja janë shifrat Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit...

I ulët në krahasim me të infektuarit e rinj, është numri i të shëruarve. Vetëm 95 qytetarë kanë fituar betejën me Sars Cov 2.
 
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur . Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.”,- tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.